Книга Kriteri I Leibnizit - читать онлайн бесплатно, автор Maurizio Dagradi. Cтраница 9
bannerbanner
Вы не авторизовались
Войти
Зарегистрироваться
Kriteri I Leibnizit
Kriteri I Leibnizit
Добавить В библиотекуАвторизуйтесь, чтобы добавить
Оценить:

Рейтинг: 0

Добавить отзывДобавить цитату

Kriteri I Leibnizit

U fut në rroba në shtrat.

Dëgjonte Timorinën në banjo që kalonte një furçë mbi rrobat, për t’i pastruar me themel. Po, kështu duhej bërë. Po ai, nga ta dinte? Mendonte për fizikën, ai, për majat stratosferike të mendimit, për pushtimet e mendjes, për mbledhjen e së nesërmes për të përcaktuar pikën e kërkimit...

Ra në gjumë duke lënë dritën të ndezur.

Ëndërroi sikur ishte në një dhomë të verdhë, menjëherë pas në një dhomë të kuqe, pastaj përsëri në të verdhën dhe pastaj në të kuqen, duke kaluar nga njëra tek tjetra papritur, pa tranzite të perceptueshme, me shpejtësi rritëse, gjithmonë e më shpejt, derisa filluan t’i merreshin mend dhe nuk pa më asgjë. Në sfond ndjente një gurgullimë uji të përzier me zëra të acaruar që flisnin çmendurisht, por ai nuk kuptonte se ç’farë thonin. Ishte i burgosur në atë vorbull ngjyrash dhe zërash, i mërzitur, i paaftë të mendonte ose të ndërmerrte çfarëdo lloj veprimi, kur papritur u zgjua.

Zilja e orës binte shpërthyeshëm, duke përplasur shkopin e saj mbi këmbanën e madhe prej tunxhi dhe duke u zhvendosur madje mbi komodinë, falë vibrimeve të shkaktuara nga mekanizmi në veprim.

Drew u ngrit menjëherë, mbuluar nga djersët, i tronditur, plotësisht i çorientuar. Nuk e dinte se ku ndodhej, lëvizte në kërkim të ajrit duke tundur krahët rreth vetes. Pas disa sekondave filloi të rikthehej; shkundi kokën për të qartësuar trurin dhe u rrotullua të shikonte orën. Duke lëvizur, kishte arritur në buzë të komodinës dhe ishte gati të binte. E kapi në kohë dhe shtypi butonin e pushimit të ziles.

Qëndroi me orën në prehër për disa minuta, akoma i hutuar, pastaj e mbështeti në komodinë dhe u ngrit. Ishte ora shtatë e gjysmë; mbledhja ishte në orën nëntë, ndaj me qetësi bëri një dush tjetër për të hequr gjithë atë djersë nga trupi, hëngri një mëngjes të mirë dhe doli. Për fat Timorina ishte tashmë duke ujitur lulet e saj në pjesën e kopshtit nga prapa shtëpisë, prandaj duke dalë nga përpara ai arriti të mos e pikasnin. Kishte shmangur një tjetër qortim.

Ishin të gjithë, në laborator, përfshirë edhe McKintock-un.

u informua rektori.

Drew morri fjalën, i sigurtë në vetvete.

dhe me një hapje të gjerë të krahut përfshiu shkencëtarët e tjerë, madje edhe Marron

McKintock ishte sinqerisht i impresionuar.

vuri në dukje Drew.

Schultz dhe Kamaranda u panë për një çast, të ngrysur në fytyrë, po McKintock nuk i vuri re.

e ndaloi Drew.

Rektori ishte tashmë tek dera dhe u kthye me pamje pyetëse.

shpjegoi Drew.

tha i zbavitur rektori. Shkoi tek telefoni i brendshëm dhe thërriti sekretaren e tij.

Pa studentin.

<...Marron!> e thirri në emër, pas një çasti pasigurie.

Marron vërejti menjëherë, krenar që rektori ishte kujtuar se si quhej.

urdhëroi McKintock si babaxhan.

Dolën dhe shkuan përpara magazinës të mencës. Pas disa minutash erdhi një punonjës me biçikletë dhe dorëzoi çelësat e kërkuar, pastaj iku po aq shpejt siç erdhi.

McKintock i vuri çelësat në duart e Marronit.

Rektori e përshëndeti dhe shkoi drejt zyrës së tij, duke kënduar nën zë.

Marron hyri dhe gjeti menjëherë paletën me salcë domate. Shishja e dëmtuar ishte lehtësisht e arritshme, për fat. E morri dhe konstatoi që prizmi i transferuar ishte brenda salcës. E pastroi sa më mirë duke përdorur shami letre që kishte me vete, pastaj mbylli derën dhe shkoi të kthente çelësat. Gjynah për atë salcë të çuar dëm, tha me vete. Ishte vërtet e mirë.

Duke hyrë në laborator pa që atmosfera ishte mjaft e zymtë.

po thoshte Schultz, duke treguar dërrasën e zezë.

vërejti Drew duke vëzhguar funksionin.

shtoi Kamaranda.

llogariti rrëmbimthi Drew duke shkruar në dërrasë.

ndërhyri Bryce.

miratoi Drew.

Psherëtiu, duke i ulur krahët poshtë anësive. McKintock do kishte qenë i kënaqur gjithsesi, sepse edhe vetëm mjekimi i njerëzve do t’i kishte sjellë lumenj parash, po ai ishte një fizikant, dhe kolegët e tij i kishin hapur fillimisht dyert e gjithë universit. Tashmë kishte hyrë në perspektivën e eksplorimeve të paimagjinueshme, dhe tani po gozhdohej në tokë.

Nuk arrinte ta përtypte. Duhet të kishte një zgjidhje tjetër.

deklaroi.

tha Novak me zë të thatë.

Bryce vure re që norvegjezja atë ditë kishte veshur një këmishë me mëngë të gjata, me kyçet të kopsitura me kujdes.

‘Çudi.’ mendoi. ‘Dje ishte me mëngë të shkurtra. E mësuar me klimë të ftohtë, Anglia e marsit duhet të jetë e nxehtë, për të. Kushedi pse ka ndryshuar.’ Një grua nuk mund të mos i dallonte këto veçanti.

Maoko ndërkaq vëzhgonte e ngeshme dërrasën, me krahë të kryqëzuara.

Kobayashi po studionte për të sajtën herë dispensën, dhe ndërkaq kontrollonte ndonjë llogaritje duke e zhvilluar në një fletë.

propozoi Marron.

Drew pa profesoreshën Bryce.

pohoi ajo. dhe u largua.

tha Drew duke iu drejtuar laboratorit të metrologjisë.

Marron filloi të përgatiste makinerinë e parë, ndërsa dy japonezët po merreshin me të dytën. Bisedonin në gjuhën e tyre mbi disa detaje teknike, ndërkaq që prisnin mjetin e ri matës.

Një gjysmë ore më vonë Bryce po vendoste mbi pllakën A të makinerisë së parë një gjethe sallate jeshile.

E aktivizuan dhe gjethja u shfaq atje ku ishte më parë kana e ujit. Biologia e morri dhe e ekzaminoi me një mikroskop portativ që kishte sjellë më vete. Pas disa minutash ngriti sytë nga okularët.

Drew pohoi me kokë i kënaqur.

Provuan me lulet, zhardhokët, një kërpudhë dhe një bonsai të vogël megjithë vazo.

Çdo mostër shfaqej në mënyrë absolute e pandryshuar, pas transferimit.

Në të njëjtën kohë Maoko kishte kalibruar gap-in e makinerisë së dytë duke përdorur mjetin matës më të saktë.

Vendosën një fasule mbi pllakën e makinerisë dy dhe e aktivizuan. Fasulja u rishfaq rreth tre metra në të majtë të kanës së ujit, largësinë e saktë që ndodhej midis dy makinerive.

Bryce ekzaminoi menjëherë kokrën dhe e gjykoi si perfekte.

njoftoi.

E kishte sjellë tashmë.

Nga një çantë izolimi termik nxorri një kuti me biftekë.

Marron i pa me lakmi: kishte uri tashmë, në njëmbëdhjetë të mëngjesit.

Profesoreshë Bryce e pa me një buzëqeshje dhe i dha çantën e zbrazët, ta varte. Studenti shkeli syrin, duke i qëndruar shakasë dhe duke u shtirur si i zhgënjyer.

Bryce morri një thikë nga këndi i freskimit të laboratorit dhe preu një copë katrore nga bifteku, me brinjë afërsisht katër centimetra. Trashësia ishte rreth tetë milimetra.

E transferuan me makinerinë dy dhe testimi mikroskopik tregoi që ishte në rregull.

Marron e provoi.

Do të thoja që transferimi nuk e ndryshon aspak.

komentoi Drew. pyeti Bryce.

Profesoresha mbeti e menduar për pak, pastaj vendosi.

Reflektoi edhe për një çast.

dhe u largua.

Drew dhe të tjerët u përqëndruan tek teoria, në kërkim të një zgjidhjeje të problemit të fuqisë.

tha Schultz.

ndërhyri Kobayashi.

ndërhyri Schultz.

ndërhyri Kamaranda. Filloi pastaj me ton pedagogjik, sikur po iu mbante një leksion studentëve të tij.

Kamaranda bëri një pushim pas një ekspozimi të gjatë, pastaj vijoi me arsyetimin e tij.

pyeti duke iu drejtuar Kobayashit, që pohoi.

Qëndruan të gjithë të heshtur duke medituar mbi konsideratat e matematikanit indian.

Pas disa minutave Novak u ngrit në këmbë papritur, e zbehtë në fytyrë.

bërtiti me një mbytës.

Të gjithë e panë të trembur.

vazhdoi e shqetësuar.

Shkoi tek dërrasa e zezë dhe fshiu një pjesë të ekuacioneve që me aq mund i gjetën, sikur të ishin zhgarravina të ndonjë studenti të paedukuar. Vizatoi tapetin elastik të Kamaranda-ës, me pamje tre të katërtat, dhe një tub të stilizuar që duke kaluar nga poshtë bashkonte dy pika të tapetit.

tregoi tubin.

Bëri një pushim me efekt.

tha me një zë që rriste trashësinë, <ç’farë ka në vend të hapësirave që po udhëtojnë në Lidhës?> përfundoi me një britmë histerike.

Për një çast, koha duket se ka ndaluar.

tha Kamaranda me shikimin e zbrazët.

bërtiti ajo akoma më fort. njoftoi ashpër.

Drew -së iu ngritën flokët përpjetë.

Kobayashi hapi gojën dhe nofulla i ra poshtë.

Fytyra e Schultzit ishte një maskë e ngurtë, e gdhendur në një shprehje humbjeje absolute.

Marron shikonte drejt përpara vetes, sikur të mos qe atje.

Ndërsa, Maoko, vëzhgonte e kënaqur Novak-un dhe kishte një buzëqeshje të vogël të çuditshme.

vazhdoi norvegjezja.

Në laborator ra një qetësi varri.

Ishte sikur acari i një errësire më të thellë që njeriu mund të imagjinonte kishte rënë mbi ta, dhe kishte kristalizuar mendjet e tyre dhe ndërgjegjet e tyre.

Novak mbeti në këmbë afër dërrasës së zezë, me shkumësin në dorë.

Kaloi një minutë e tërë pa lëvizur asnjë muskul askush prej tyre, pastaj Kobayashi iu afrua dërrasës, morri një shkumës dhe bëri disa llogaritje në një pjesë akoma të lirë të sipërfaqes së zdrukuar.

tha në fund.

Novak e pa me sytë të shqyer, duke reflektuar me inat.

Pas disa sekondave të pafundme u drithërua dukshëm, duke u zverdhur akoma më shumë.

belbëzoi.

<Ç’farë, profesoreshë Novak?> pyeti i alarmuar Kobayashi.

dhe Novak tregoi Lidhësin e vizatuar në dërrasën e zezë.

Të tjerët po e shikonin me budallallëk.

bërtiti. <Është drejtpërsëdrejti Hiçi ai që po deformojmë! Lidhësi formohet në Hiç! Është formuar nga Hiçi! Hapësira A hyn në Hiç dhe rishfaqet në vendin e hapësirës B, i cili përfundon në vendin e hapësirës A duke kaluar nga Hiçi!>

Kjo gjë i futi të pranishmit në çorientim total. Ishte sikur nuk kishin tokë poshtë këmbëve. Sikur të gjitha siguritë, të gjitha bazat mbi të cilat kishin ndërtuar njohuritë e tyre të ishin zhdukur, papritur.

guxoi Drew <... diçka që ekziston... të hyjë në Hiç, duke pushuar kështu së ekzistuari, dhe të rishfaqet nga Hiçi, duke filluar të ekzistojë me të njëjtat veti fillestare, edhe pse në një vend tjetër?>

Novak vuri një dorë mbi ballë dhe u mbështet tëk dërrasa e zezë. Dukej sikur i rrotullohej koka. Maoko iu afrua dhe e kapi nga krahu, duke e çuar të ulej mbi karrigen më të afërt. Shkoi ti merrte një gotë uji, që norvegjezja e pranoi me një shikim mirënjohës.

iu përgjigj Novak Drew-së, me zë të ulët, të fikur, ndërsa pinte.

kryen shkëmbimin, këtë po, por me një çmim të paarritshëm mbi largësitë e konsideruara.>

Përsëri qetësi, por këtë herë mbi fytyrat e Drew-së, Schultzit, Kamaranda-s, Marronit dhe Kobayashit lexohej qartazi admirimi për intuitën gjeniale të Novak-ut. Kishin parë që mendja e asaj gruaje shikonte atje ku ata nuk mund të shihnin, dhe arrinte atje ku mendja e tyre nuk mund të arrinte. Në të njëjtën kohë fytyrat e tyre shprehnin edhe dëshpërimin për humbjen që ajo intuitë dekretonte, për pengesat e pakapërcyeshme që përcaktonin.

<Është çmenduri... çmenduri fare...> mërmëriste Schultz duke tundur kokën në shenjë mohimi.

Kaluan kështu disa minuta, pastaj, me gjakftohtësi dhe jo me pakujdesi, Maoko shkoi të ulej në këndin e banakut, afër Novak që ishte e ulur. E pa nga lart poshtë dhe i foli me ton miqësor, duke habitur të pranishmit që më parë as nuk e kishin vënë re gotën e ujit që i kishte afruar.

Novak pohoi me ngadalë.

Novak pa Maokon me sy të shqyer, e habitur.

Askush nuk guxonte të fliste, duke parë madhësinë e kësaj hipoteze.

Por, pas disa çastesh, Schultz u ngrit me ballin e rrudhur dhe shkoi tek dërrasa e zezë duke marrë me vete letër dhe laps. Rikopjoi mbi një fletë të gjitha ekuacionet kryesore, pastaj fshiu plotësisht planin e zdrukuar.

Filloi të shkruajë me tërbim me shkumës, duke nisur nga ekuacionet themelore të termodinamikës dhe duke i zëvendësuar pastaj faktorët me pjesë të marra nga rezultatet e teorisë së tyre.

Drew dhe Marron shkurt qenë pranë tij t’i jepnin një dorë, ndërsa Kamaranda pas shpatullave të tyre rrinte i kujdesshëm ndaj korrektësisë formale të atij zhvillimi matematikor. Kobayashi vëzhgonte i përqëndruar dërrasën, mbi të cilën po merrte formë një konceptim i ri, tronditës i universit.

Asnjëri nuk pa që, akoma e ulur mbi banakun pak metra më mbrapa, Maoko kalonte me delikatesë dorën e saj të vogël nëpër flokët e verdhë të Novak, duke e përkëdhelur.

Kapitulli XIV

Në dy të pasdites profesoreshë Bryce hyri në laborator duke sjellë një kuti nga e cila herë pas here vinin zhurma të papritura.

E vuri re se asnjë nuk kishte lëvizur nga aty, askush nuk kishte shkuar akoma të hante. Disa tek dërrasa e zezë ribënin ekuacione dhe korrigjonin grafikët, të tjerë tek banakët e lirë shkruanin nxitimthi mbi fleta letrash dhe bënin llogaritje duke u ndihmuar me makinë llogaritëse. Herë pas here ndonjë konsultohej me dispensën e makinerisë, nxirrte një numër dhe e fuste në ekuacionet e veta, pastaj zhvillonte hapat vijues.

Bryce vendosi kutinë në një raft dhe u ul në një kënd, në pritje. Duhej të ishte një fazë vendimtare, e kuptonte nga furia me të cilën kolegët e saj punonin dhe nga fytyrat e tyre të hequra nga përqëndrimi maksimal dhe impenjimi.

Kamaranda ishte në një banak, i përkulur mbi një fletë. Mbaroi hapin e fundit dhe shkruajti rezultatin pas barazimit. I dha një kalim të shpejtë edhe një herë zhvillimit dhe pohoi, pastaj u ngrit dhe shkoi tek Schultz me fletën.

Schultz e çoi vlerën në një funksion, në dërrasë të zezë.

Japonezi ishte duke mbaruar së zgjidhuri një integral goxha të vështirë. Ngriti një dorë për të treguar të priste një moment, ndërkaq që fuste vlera në makinën llogaritëse. Kreu llogaritjet e fundit dhe shkruajti rezultatin në fletë. Kontrolloi përsëri një çast dhe iu duk gjithçka e saktë.

<163000J22.> deklaroi.

Schultz futi edhe atë vlerë, dhe ndërkohë Drew i solli rezultatin e punës së tij dhe Marronit.