McKintock e pa ftohtë. Ku kuptonte gjë, ai, nga vitet-dritë?
Drew e kuptoi që duhej t’ia shpjegonte. Nuk kishte dëshirë, por ishte e nevojshme.
McKintoc shqeu sytë. Nëntëmijëmiliardë kilometra. Largësitë me të cilat ishte mësuar ishin ato që arrinte ti përshkonte me makinë. Dhjetë kilometra, njëqind, dyqind kilometra, më poshtë se kaq.
Nëntëmijë miliardë kilometra. Nuk arrinte ta imagjinonte një largësi të tillë.
McKintock shikonte Drew-në me sy të zbrazët. McKintock qëndroi i heshtur për pak. Duhej të treste ato që kishte dëgjuar. Ndjente që po shtypej nga madhësia e atyre largësive, e atyre njohurive të errëta për të cilat kishte folur Drew. Ishte si i shtypur poshtë asaj mase të pamatshme që imagjinonte e dominonte. Me qëllim nuk citoi mundësinë e zhvendosjes së qënieve të gjalla, duke shpresuar që rektori nuk do e mendonte. Gabohej. ‘Ohu!’ mendoi Drew, duke imagjinuar vijimin. ‘Natën e mirë.’ përfundoi Drew me vete. Gjithsesi rrezikoi me një goditje të fundit të dëshpëruar. Drew nuk kishte rrugë, prandaj nuk u hezitoi. McKintock ishte rrezatues. Lodhja e ditës ishte larguar sikur një erë ta kishte shtyrë tutje. U ngrit në këmbë dhe u rrotullua rreth tavolinës së shkrimit. I dha dorën Drew-së dhe ia shtrëngoi me ngrohtësi. Drew arriti në shtëpi dhe bëri menjëherë një dush. Tensioni ektrem i ditës kishte ikur së bashku me ujin e pisët dhe ai kishte një uri ujku. Motra e tij kishte përgatitur darkën tashmë, siç i përshtatej një personi perfekt dhe të përpiktë si ajo, dhe së bashku hëngrën duke biseduar kot së koti. Timorina ngriti vetullën e djathtë, e çuditur nga ai interesim i papritur për çështjet e saj personale. Drew rrallë e pyeste për diçka që i përkiste drejtpërsëdrejti, i zhytur siç ishte në punën e tij dhe në studimet e tij. U çudit, pra, por vuri re edhe që atë mbrëmje i vëllai ishte tepër euforik. Timorina e kuptoi që Drew kishte vetëm dëshirë të bënte një bisedë dhe entuziazmi që tregonte në lidhje me të rridhte nga lumturia e brendshme që provonte për suksesin në kërkimin për të cilin i kishte folur. dhe futi pataten në gojë. Asnjëherë nuk do kishte folur për Cliff-in. Ishte dashuruar çmendurisht me atë burrë të njohur në muze, dhe i dukej sikur po ti tregonte do kishte shkatërruar imazhin e dlirësisë dhe perfeksionit që vëllai kishte për të. Por, nuk e dinte akoma mirë si të sillej, sepse nëse ishte e vërtetë që ishte hera e parë në pesëdhjetë vitet e jetës së saj që dashurohej kështu, ishte edhe e vërtetë që lumturia e saj mund të ishte ndarë shumë mirë me të vëllanë. Kishin jetuar gjithmonë bashkë, pasi të dy prindërit kishin vdekur, dhe nuk kishte patur ditë në të cilën Lester mos ta kishte falënderuar për kujdesin që ajo kishte për të. Ishte i shpërqëndruar, po, mendonte gjithmonë për fizikën, sigurisht, po i tregonte vazhdimisht, me fjalë dhe me sjelljen e tij, sa perfekte ishte ajo, e rëndësishme dhe e domosdoshme. Si mund ta mbante jashtë kësaj? Jo, për tani ishte më mirë kështu. Kishte frikë se po t’i kishte treguar historinë e saj të dashurisë kaq shpejt, vetëm pas pak muajsh nga fillimi, dhe kjo pastaj të shkatërrohej, tragjedia do kishte qenë akoma më e rëndë. Do kishte qenë për atë vetë, për imazhin e saj dhe edhe për të vëllanë, të cilit nuk donte ti sillte pakënaqësira. Nuk donte të mendonte për edukatën e rreptë fetare, fanatike dhe shtypëse ndaj të cilës ishte nënshtruar. I ishte imponuar të mos shikonte dhe të mos mendonte për djemtë, pasi ‘janë burim mëkati dhe humbjeje’. Dhe këtë kishte bërë ajo, ose më mirë duhej të bënte, ndërsa shoqet e saj të klasës flirtonin me meshkujt sipas rastit, formonin çifte, ndaheshin, ndërronin partner dhe, të rritura, martoheshin dhe krijonin familje. Jo, ajo nuk kishte mundur. Gjashtëmbëdhjetë vjeçe zemra e saj kishte rrahur fort për një djalë; qante natën, në shtratin e saj, duke shtrënguar e dëshpëruar pas vetes jastëkun sikur po shtrëngonte atë, duke mbushur këllëfin me lotë djegës, por gjithçka në qetësinë më totale. Nuk mund të lejonte ta dëgjonte e jëma, që në dhomën ngjitur e kishte gjumin gjithmonë të lehtë. Por, pas disa ditësh, ai djalë ishte lidhur me një bjonde të pavlerë nga një klasë tjetër, një vit më e vogël. Kur Timorina e kishte zbuluar goditja kishte qenë e fortë. Nuk kishte guxuar të shfaqej vetë në kohë, dhe dikush tjetër e kishte bërë në vend të saj. Tashmë ishte shumë vonë dhe atëherë inati e pushtoi atë. I vërsulej me mendje kundër gjithë botës, kundër prindërve, kundër vetes së saj, frikacake. Kaloi ditë me inat të brendshëm e shtypur, e zhytur në studim dhe në gjimnastikë për të cilën ishte e prirur natyralisht. Kur furtuna mbaroi, vendosi që nuk do shikonte më asnjë djalë në jetën e saj, sepse do kishte mundur të vuante përsëri, të ishte e zhgënjyer, dhe e dëshpëruar. Jo, mjaft me dashurinë, edhe pse nuk e kishte eksperimentuar seriozisht. U bë mësuese fiskulture dhe filloi karrierën e saj pranë një shkolle publike, në të cilën deri tani ushtronte profesionin e saj. Kishte injoruar me zotësi ose përjashtuar propozime që në vite dikush i kishte bërë dhe kishte ndërtuar një famë solide prej lëneshe të rregjur. Nuk i rëndonte të ishte vetëm. Kishte vëllain e saj për të cilin kujdesej, në shtëpi, dhe ai meritonte gjithë respektin e saj dhe përkujdesjet e saj. Por, atë ditë në muzeun e Leeds, kishte ndodhur ajo që kurrë nuk do kishte menduar se do mund të kishte ndodhur. Po admironte një pikturë që tregonte një peisazh detar kur një zotëri rreth të pesëdhjetave u afrua edhe ai përpara pikturës, përbri saj, vështroi pamjen e pikturuar dhe në natyrshmëri e komentoi, me zë të thellë dhe sikur fliste me veten. Timorina ishte kthyer drejt tij, e çuditur. Po mendonte ekzaktësisht të njëjtën gjë. <Është e mundur.> i ishte përgjigjur Timorina. Burri e kishte parë me admirim. Dhe aty kishin filluar një diskutim të gjerë mbi pikturën, duke zbuluar teknikën, periudhën artistike, psikologjinë e piktorit, cilësinë e telajos dhe madje ndriçimin në atë sallë të muzeut, që e gjykuan si jo perfekt për një shfrytëzim të mirë të veprës. Pas dy orësh rojes i ishte dashur t’i ftonte t’i afroheshin daljes pasi duhej ta mbyllte. As nuk ishin prezantuar, pas gjithë atyre të folurave, prandaj burri i zgjati dorën. <Ç’farë urie!> tha ai duke e parë i buzëqeshur, i hapur. Ajo e kishte parë dhe nuk kishte mundur të refuzonte së shijuari atë fytyrë të sinqertë dhe simpatike. Gjysmë ore më pas ishin ulur në një restorant italian jo larg nga muzeu dhe po shijonin një racion të bollshëm llazanjë në furrë. Vazhduan akoma edhe për pak të flisnin për pikturën, pastaj pa e kuptuar filluan për veten. Ai ishte vetëm, i divorcuar prej disa vitesh dhe pa fëmijë. Gruaja e kishte lënë për një tjetër, pas shumë viteve martesë, sepse ‘kishte nevojë për stimuj të rinj’, kështu kishte thënë. Timorina kishte ngritur vetullën e çuditur, duke pyetur si mund të lije një burrë kaq simpatik, dhe iu desh të pranonte që pavarësisht që sapo e kishte njohur ndihej përsosmërisht në sintoni me të. Një nxehtësi i dilte nga brenda dhe duart pothuajse i dridheshin. Nuk kishte provuar kurrë asgjë të tillë, më parë, dhe atëherë hodhi pas krahëve betimin e saj të ndëshkimit. Me një gjysmë buzëqeshje e pa në sy. Rreth një orë më vonë, ishte rreth tetë e gjysmë e darkës, rrobat e tyre ishin shpërndarë në tokë rreth krevatit të Cliff-it, dhe Timorina po humbiste virgjërinë e saj. Duke kujtuar atë mbrëmje fatale pak muaj më pas Timorina u elektrizua, po u përpoq që mos ta shfaqte përpara të vëllait. Thelbësisht i kishte thënë të vërtetën, mbi muzeun, mbi pikturën, mbi diskutimet teknike; i vetmi ndryshim i përkiste personit të interesuar. Për momentin, i tha vetes, do ta kishte mbajtur gjithçka për vete. Më vonë, ndoshta, nëse gjërat do të konsolidoheshin, do t’ia kishte treguar. U ngrit dhe filloi të pastronte tavolinën. Drew e ndihmoi, pastaj u drejtua nga kolltuku i tij. Ishte gati të ulej, kur ndërroi mendim. Drew shkoi në dhomën e tij dhe me shpejtësi veshi një veshje sportive. Zbriti dhe përshëndeti të motrën. < Mirupafshim.> Dera sapo ishte mbyllur pas Drew-së dhe Timorina ishte ulur tashmë në kolltuk. Me një buzëqeshje në gjithë fytyrën morri dorezën e telefonit dhe formoi një numër. Po i telefononte Cliffit. Drew iu drejtua me hap të qetë birrarisë së tij të preferuar. Ishte në një rruginë jo larg Universitetit dhe here pas here shkonte për të thithur pak nga ai ambient i mobiluar me dru antik, stola të fortë dhe nxjerrës gjigandë për birrën. I pëlqente ajo botë në mënyrën e vjetër, me dritat e ulura dhe ngjyrat e ngrohta të kohëve të vjetra. Konsumatorët ishin pak a shumë burra të pjekur, si ai, po kishte gjetur edhe çifte të reja që dinin të vlerësonin një birrë të mirë të shijuar në mënyrën e duhur, dhe në vendin e duhur. Ajri ishte i freskët, edhe i ftohtë në atë orë, dhe Drew e thithi me gjithe mushkritë, duke u gjallëruar në çdo hap. E donte Manchesterin e tij, ishte pjesë e atij qyteti, dhe ndjente që qyteti ishte pjesë e tij. Dhe ç’farë po i tregonte tani Manchesteri i tij? Epo mirë: Schultz, që vinte drejt tij duke parë përreth pak i hutuar dhe duke ecur me hap lëkundës. Kur po kalonte afër një ndriçuesi figura e tij prej luftëtari gjerman dilte nga errësira si një banor i turpshëm i territ, për tu zhdukur pastaj në errësirë pak metra më trutje. Drew qeshi nën hundë, duke iu dukur skena qesharake. Tundi dorën dhe e thirri. Schultz pa në drejtimin e tij dhe shmpiu shikimin. Drew ndoqi drejtimin e mikut. Po kalonin në Sackville Park, dhe një figurë e errët rrinte ulur drejt në stolin e Turingut, në krah të statujës së gjeniut. Nuk të duket...?> pyeti Schultz-in. Ecën në qetësi derisa arritën përpara indianit, dhe atje ndaluan. Kamaranda ishte zhytur në meditime, siç edhe pritej. Kaluan disa sekonda, pastaj duke e kuptuar prezencën e tyre i njohu. Ngriti shikimin dhe i njohu. Një buzëqeshje iu pikturua në fytyrën ngjyrë kafeje, dhe u ngrit pa thënë asnjë fjalë. U drejtua bashkë me ta për nga birraria. Ole Sinner Tavern ishte ngulitur në një banesë shumëkatëshe anonime që kufizonte një anë të një rruge të vogël pak të ndriçuar. Një ndriçues i verdhë tregonte hyrjen e lokalit dhe një tavolinë druri me një shkrim të trashë gërryer me shkronja të mëdha ishte mbështetur përbri portës. Shkrimi ishte lyer në të kuqe të errët, pak e konsumuar nga koha, e konsumuar si dhe pjesa tjetër ishte edhe tavolina që çdo ditë zhvendosej për të liruar trotuarin, për tu sistemuar pastaj në vendin e saj. Pamja e jashtme ishte e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Një unazë e trashë tunxhi ishte fiksuar mbi drurin e fortë të portës dhe jepte përshtypjen që duhej t’i bije për të hyrë dhe të hapej. Asgjë nga gjithë këto. Sapo të tre burrat arritën afër hyrjes porta u hap nga një hanxhi me përparëse dhe mustaqe në stilin e revolucionit industrial. I përshëndeti me besueshmëri dhe i çoi drejt e tek një tavolinë e lirë. Schultz dhe Kamaranda u mrekulluan, por Drew iu shpjegoi menjëherë trukun. Kolegët pohuan fuqishëm ndërsa ishin duke zënë vend. Në një botë ku individualizmi po bëhej filozofia predominuese e jetës, në të cilën mos interesimi për tjetrin ishte praktikë e përditshme dhe respekti për tjetrin as nuk iu mësohej më fëmijëve, të gjeje një vend në të cilin ishin të kënaqur për ardhjen tënde dhe do të ishin dhembshurisht bujarë për ty të bëhej zemra mal, fjalë për fjalë. Drew buzëqeshi gëzueshëm, duke parë shokët e tij të kënaqur të merrnin menutë. Ndërsa ai morri listën e birrave, edhe pse e dinte tashmë ç’farë do kishte porositur. <Ç’farë na këshillon, Drew?> pyeti Schultz duke u vendosur më së miri mbi karrigen e rëndë prej druri të fortë. Duhet të kishte shumë uri. Kamaranda përshkonte listën duke shtrënguar nga pak sytë në dritën e zbehur të lokalit. Që të dy kërkuan pjatën mbi menu dhe lexuan përshkrimin e detajuar. Schultz ishte një pirës i rregullt i birrës, si gjerman që ishte, dhe miratoi menjëherë. Kamaranda iu bashkua, pikërisht ndërsa po arrinte hanxhiu të merrte porositë. Kishte një bllok të vogël me letër të verdhë me katrorë dhe një laps të harxhuar nga përdorimi. Drew porositi për të gjithë dhe hanxhiu u largua. Lokali ishte mbushur përgjysmë, rreth shtatë, tetë tavolina, pothuajse të gjitha të zëna nga njerëz të moshës së tyre. Por ishte edhe një tavolinë me dy vajza që kishin përpara vetes një broke të madhe me birrë të zezë dhe një pjatë tashmë të zbrazët. Kishin pamjen e studenteve universitare, por, të huaja. Me flokët e zinj dhe linjat latine, duhet të ishin italiane ose spanjolle, do kishte thënë Drew. U mendua pak, pastaj u iluminua. Ishte pikërisht kështu, në fakt! I kishte parë duke ecur krahë për krahë në rruginat e Universitetit, në muajt e fundit, dhe një herë ishte kryqëzuar me to ndërsa flisnin me një kolegun e tij mësues anglishteje. Duhej të ishin atje për gjuhën, përfundoi. ‘Mirë’, tha me vete Drew, ‘është bukur që të ketë të rinj që dinë të kënaqen me shijet e traditës angleze’. Dhe që ato dy vajza të huaja ishin atje pikërisht për këtë e mbushte me gëzim. Ndjente që kishte një urë midis tyre, profesorët lundërtarë, dhe levat e reja që një ditë do të merrnin nga duart e tyre dëshmitarin e kulturës dhe do kishin vijuar atë punë thelbësore që ishte e mira më e çmuar e njerëzimit: shpërndarja e njohurive, dhe progresi i shkencës. Ishte i zhytur në këto mendime, ndërsa Kamaranda dhe Schultz bisedonin me njëri tjetrin. Akoma dhe një moment, pastaj hanxhiu u kthye me një tabaka të madhe të rëndë për porositë komplete që po sillte. Mbështeti përgjysmë tabakanë mbi një anë të tavolinës dhe shpërndau pjata dhe birra. Vetëm ti shikoje, pjatat të bënin të të vinte lëng në gojë, ndërsa birrat monumentale ishin të parrezistueshme. Të tre burrat kapën secili broken e vetë dhe e ngritën në ajër, duke ngritur dolli. shpalli Drew me zë të lartë. recitoi Kamaranda. shtoi Schultz i entuziazmuar. Komshinjtë e tavolinave ngritën edhe ata broket duke u bashkuar me dollinë. Pinë me lakmi atë nektar të perëndive, i fortë, i fresët, i shijshëm, pastaj të dy miqtë sulmuan pjatën e tyre ftuese. Ai ishte një moment feste. Ajo ishte mbrëmja e tyre. E kishin merituar. Kapitulli XVII Pasi doli Drew, McKintock kishte mbetur vetëm në zyrë. Azhornimi që sapo kishte marrë mbi gjendjen e punimeve, me ato lajme kaq jashtëzakonisht entuziazmuese mbi mundësitë e makinerisë, e kishin tronditur plotësisht. Nuk po arrinte më të përqëndrohej mbi praktikën që po vendoste në rregull; vazhdonte të mendonte për përdorimet e pajisjes së re revolucionare. Të kurojë sëmundjet duke vepruar drejtpërsëdrejti në brendësi të trupit, të spostojë objektet në largësi të paimagjinueshme, të transportojë persona! I dukej sikur ishte një krimb që sapo kishte nxjerrë kokën jashtë nga toka për herë të parë, duke e kuptuar sesa e pakufijshme dhe tërheqëse ishte bota nga jashtë. Ndjenja e pafundësisë e kishte pushtuar atë, duke e lënë në agoni në prag të infinitit.