Книга Kriteri I Leibnizit - читать онлайн бесплатно, автор Maurizio Dagradi. Cтраница 14
bannerbanner
Вы не авторизовались
Войти
Зарегистрироваться
Kriteri I Leibnizit
Kriteri I Leibnizit
Добавить В библиотекуАвторизуйтесь, чтобы добавить
Оценить:

Рейтинг: 0

Добавить отзывДобавить цитату

Kriteri I Leibnizit

dhe uli poshtë dorezën e telefonit pa shtuar tjetër.

Pa një monitor përbri kompiuterit, mbi të cilin katër ndarje tregonin imazhet të filmuara nga telekamera të tjera të fshehura përgjatë perimetrit të furgonit, fshehur brenda bullonave fallco ose të shtirura si sensorë parkimi. Vetëm një person ishte në dukje, pas mjetit, dhe po pedalonte mbi biçikletën e tij duke u larguar. Kishte një çantë të vogël mbi kurriz, dhe Boyd e dinte që ai ishte një student që nisej shpejt në mëngjes për të shkuar në shkollë.

Duke mbajtur në kontroll monitorin veshi një tutë prej tekniku antenash mbi rrobat casual që kishte veshur, pastaj hapi derën e komunikimit midis ndarjes së ngarkesës dhe kabinës së shoferit dhe u ul në timon. Me atë tutë veshur dukej vërtet një tip që po shkonte të punonte. Ndezi furgonin dhe doli nga vendparkimi. E kishte parkuar nga prapa, mbrëmjen e kaluar, në mënyrë që të mund të dilte menjëherë pa manovra, në rast nevoje. Duke ngarë makinën ngadalë erdhi në të njëjtin parkim në të cilin McKintock kishte lënë makinën, parkoi sërish nga mbrapa dhe fiku motorin. Makina e rektorit ishte nja dhjetë metra përballë dhe në të majtë, krahasuar me turirin e furgonit. U kthye në ndarjen e ngarkesës dhe mbylli derën e komunikimit mbrapa vetes. Pajisjet kishin vazhduar së regjistruari, dhe kompiuteri nuk shënonte lëvizje ose biseda të ndodhura në apartament ndërsa ai ngiste për atë njëqindëshe metrash që ndante parkimin e mëparshëm nga ky aktual. Rivendosi kufjen dhe u vu përsëri në dëgjim, këtë herë duke vëzhguar në mënyrë konstante monitorin për telekamerat. Ajo e orës nëntë30 shfaqte pallatin e vogël ku ishte apartamenti në të cilin McKintock po flinte. Në të djathtë të asaj pamjeje Boyd mund të shikonte edhe turirin e makinës së rektorit, ndërsa telekamera në orën dymbëdhjetë tregonte pjesën e mbetur të mjetit dhe një pjesë të madhe të parkimit.

Nga ora gjashtë e gjysmë një berlinë gri metalixato me xhamat e errët hyri në parkim dhe u vendos në një nga vendet e lira më në fund, larg nga hyrja e tij.

Telefoni i Boyd pulsoi sërish. Ai ngriti dorezën e telefonit dhe dëgjoi.

tha një zë anonim.

u përgjigj Boyd.

Në gjashtë e gjysmë në kufjen e Boyd filluan të dëgjohen zhurmat e zgjimit. Cynthia u ngrit me gjallëri nga krevati dhe shkoi menjëherë në banjë. Zhurma të ndryshme kontekstuale përfaqësuan për Boyd tualetin e përpiktë që gruaja vendosi. Kur ishte gati, shkoi të zgjonte McKintockun. Ai po flinte akoma si një giro, sikur të kishte kaluar një natë të shqetësuar dhe kishte nevojë ta rikuperonte. Cynthia e shtyu me një këmbë, duke e bërë të rrotullohet rreth vetes, dhe e qortoi me shaka.

filloi të qeshë kur McKintock u ngrit me rrëmbim dhe tundi kokën majtas dhe djathtas për të qartësuar trurin.

u tall përsëri duke qeshur me lezet.

bërtiti ai duke u hedhur poshtë nga krevati dhe duke e kapur nga shpatullat. Ajo e la ta kapte, dhe ai e puthi fort në ballë.

e pyeti duke e parë çmendurisht i dashuruar.

dhe i rezistoi tentativës së tij për ta tërhequr në krevat <... prandaj tani do hamë!> u lëkund dhe iku në kuzhinë, duke qeshur.

McKintock e pa të largohej, e lehtë si një flutur, me atë trup të plotë dhe intensiv që e trondiste çdo herë që e shikonte. Kishte një dëshirë të tmerrshme të bënte dashuri me të, por e kuptonte që Cynthia ishte pa ushqim që nga mesdita e një dite më parë, prandaj s’kish ç’të bënte.

Shkoi edhe ai në banjo dhe u përgatit, duke u veshur me nxitim por me kujdes, pastaj shkoi në kuzhinë.

Cynthia ndërkohë kishte përgatitur vezë, pançetë dhe bukë të thekur, dhe së bashku përpinë gjithçka në pak minuta.

Cynthia tundi kokën duke aprovuar, ndërsa përtypte kafshatat e fundit.

insistoi McKintock.

pranoi në fund Cynthia ndërsa ngrinte gotën e madhe me lëng frutash me dardhë dhe po e çonte tek buzët.

McKintock e pa duke pirë, i tronditur nga eksitimi ashtu si gjithë herët e tjera. Kur pinte lëngun e frutave, Cynthia ngrinte mjekrën dhe gëlltiste ritmikisht me lëvizje të fytit aq sensuale saqë ai kapej nga një frenezi e çmendur për ta zotëruar, penetruar me gjithë qënien e tij dhe ta mbushte me veten. Ajo e dinte shumë mirë të gjithë këtë, dhe luante duke e ngacmuar e sinqertë dhe e ligë si gjithë gratë sexy dhe të ndërgjegjshme për sex-appeal-in e tyre. Kur gota e madhe ishte bosh Cynthia e anoi kokën më tepër për nga lart dhe i rrëzoi pikat e fundit të mbetura direkt mbi gjuhë, duke e ditur mirë që në atë moment McKintock do kishte arritur kulmin e eksitimit. Ai në fakt ishte bërë i kuq si një spec dhe shtrëngonte fort bordin e tavolinës me duart me nyjet të zbardhura nga kontraktimi muskular.

Pas pikës së fundit Cynthia uli gotën mbi tavolinë me forcë. Zhurma e fortë e shkundi McKintock-un dhe e bëri të shqyejë sytë, i paduruar.

belbëzoi ai.

deklaroi ajo duke i treguar orën e varur në mur.

Dalngadalë, dhe mekanikisht, McKintock ktheu shikimin drejt orës, si një automat, dhe papritur i ra ndërmend sa vonë qe. Shtatë e gjysmë! Duke iu dashur të kalonte në supermarket do të ishte kthyer në Manchester mëngjesin tjetër! Universiteti do të kishte filluar ditën pa të! Nuk ishte e mundur! Ç’farë mund të bënte?

Cynthia e vëzhgonte e zbavitur, duke e ditur mirë se Universiteti qe gjithçka për të, përveç vetë Cynthias, natyrisht. Duke qeshur, i largoi sikletin.

i tha me simpati.

e instruktoi provokuese. dhe i shkeli syrin plot kuptim.

Ai u skuq sërish dhe u ngrit nga tavolina, duke u munduar të largohej nga ajo.

Boyd dëgjoi në kufje McKintockun që merrte gjërat e tij, pastaj derën që po hapej dhe një puthje me zhurmë përshëndetjeje.

‘Uf!’, mendoi, ‘këtë herë ia hodha’. Farnham ishte një tërbim i vërtetë në seks, dhe çdo herë që McKintock shkonte tek ajo i takonte të dëgjonte çiftosje stratosferike, me britma dhe hungërima primitive. Ajo e përdorte si një instrument të vërtetë seksual i bindur ndaj kënaqësisë supreme të saj, dhe kur ai madje nuk duronte për gjithë kohën që ajo pretendonte, edhe e fshikullonte, dhe i thoshte fjalë të pista. Ishte sidoqoftë një lojë që finalizohej me kënaqësi reciproke, vetëm shumë të dhunshme, dhe McKintockut i pëlqente kështu. Boyd mendonte që ai burrë duhej të kishte dalë nga një raport i mëparshëm i ftohtë dhe i përmbajtur, dhe të gjendeshe me një grua të atij niveli, me atë gjallëri, për atë duhej të ishte apoteoza e kënaqësisë. Sigurisht, edhe në përgjime të tjera Boyd kishte dëgjuar aktivitete seksuale të llojeve të ndryshme, por kjo e trondiste vërtet dhe e pengonte të qëndronte i shkëputur.

‘Ta kisha unë, një grua kështu.’ përfundoi edhe këtë herë me një psherëtimë, si gjithë herët e tjera. U shkund dhe me telefonin e maskuar telefonoi makinën gri.

njoftoi thjesht.

u përgjigj konçiz bashkëbiseduesi.

Boyd u kthye në vendin e shoferit dhe morri një gazetë nga sedilja. E mbështeti tek timoni dhe u shtir sikur po lexonte, ndërsa me bishtin e syrit përgjonte pallatin e vogël. Pas rreth një minute pa McKintockun të dilte nga hyrja dhe të afrohej me hapa të mëdhenj drejt parkimit, drejt tij. Nxitonte, dukej. Kur McKintock qe nja dhjetë metra larg nga makina e tij, Boyd ndezi motorrin dhe me pakujdesi u drejtua nga dalja e parkimit, sikur ishte duke ikur. McKintock as nuk e vuri re furgonin që po i kalonte përbri, i hutuar siç ishte nga nxitimi për të ikur. Pak sekonda më pas makina gri lëvizi nga ana tjetër, duke iu afruar me ngadalë makinës së rektorit. Kur ai ishte disa metra larg makinës dhe filloi të zgjasë krahun drejt derës, furgoni u kthye ndjeshëm në të djathtë, duke mbuluar pamjen e pallatit të vogël drejt parkimit, dhe në të njëjtën kohë makina gri shtoi shpejtësinë papritur dhe shkoi ndaloi pikërisht përpara makinës së McKintockut. Dy burra zbritën në çast, si dy susta të shtypura, dhe u vendosën në anët e rektorit. Njëri nga ata i tregoi për një çast një distinktiv, ndërsa tjetri po e kapte nga një krah.

Ai mbeti i ngurtësuar, pa fjalë. Të dy e tërhoqën pa ceremoni drejt makinës gri; njëri nga ata hapi derën e pasme të djathtë dhe duke i shtyrë kokën për ta detyruar ta ulte e futi brenda, duke shkuar të ulej shpejt përbri tij. Uli perdet e dritareve në mënyrë që brenda të ishte errësirë, pastaj i bëri një shenjë burrit të tretë, që ishte në timon. Ky e ngau makinën për disa metra, drejt furgonit, dhe priti.

Në atë pikë McKintock filloi të flasë.

dhe i çorientuar pa burrin e ulur pranë tij. Ai këmbeu shikimin me një shkelje syri kuptimplotë.

Jashtë, burri i mbetur në rrugë kishte hipur tashmë mbi makinën e McKintockut dhe kishte ndezur motorrin, gati të nisej.

Gjatë veprimit, Boyd kishte zbritur nga furgoni dhe kishte bërë sikur po kontrollonte një gomë, për të justifikuar ndaj vëzhguesve të rastit manovrën e çuditshme që po bënte. Sapo pa makinën gri të vinte drejt tij kuptoi që operacioni ishte kryer dhe hipi si vetëtimë mbi mjet, duke u nisur menjëherë me shpejtësi të moderuar sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Makina gri doli nga parkimi dhe e parakaloi e shpejtë dhe e heshtur, ndjekur nga makina e McKintockut me pak metra largësi.

Parkimi mbeti atje i palëvizshëm dhe indiferent të priste pronarët e mjeteve të tjera. Me qetësi do kishin arritur edhe ata.

I gjithë aksioni kishte zgjatur jo më shumë se dhjetë sekonda.

Në një çerek ore mjeti i vogël ishte tashmë në autostradën për në Manchester, duke marshuar me shpejtësi të qëndrueshme dhe duke mbajtur gjithmonë korsinë e parakalimit. Shoferi i makinës së parë, ajo me McKintockun në sediljen e pasme, ecte me siguri dhe përqëndrim. Ishte mësuar të shpëtonte në situata më të vështira, dhe trafiku i mëngjesit herët s’ishte asgjë në krahasim me ndjekjet që herë pas here duhej të bënte. Nuk thoshte asnjë fjalë, por kontrollonte sistematikisht që makina e McKintockut ta ndiqte në largësi të vogël. Kolegu i tij në timon ishte ekspert po aq sa ai, specialist të kalonte çdo lloj mjeti që ti dilte para dhe të merrte kontrollin në moment, duke e bërë shoferin e rradhës armik dhe duke u nisur me shpejtësi të lartë drejt destinacionit të duhur, ndoshta duke shmangur në të njëjtën kohë zjarrin armik.

Burri i ulur nga mbrapa bashkë me McKintockun ngriti perdet, dhe pamja fushore filloi të rrëshqiste me shpejtësi përpara tyre.

McKintock ndërkaq ishte relaksuar pak, dhe kishte filluar të reflektonte. Ç’farë mund të donte nga ai policia? Kishte bërë ndoshta diçka të gabuar? Cili veprim i tij do kishte justifikuar një ‘kapje’ të këtij lloji? Përse ndihej i kapur, po, e kishin marrë si një gangster në daljen nga një bar famëkeq. Si mundeshin ata? Ai ishte Rektori i Universitetit të Manchesterit. Duhet të kishte ndonjë gabim. E mblodhi veten dhe kaloi në kundërsulm.

iu drejtua burrit ulur pranë tij.

u përgjigj ai duke e parë mjaftueshëm.

qe përgjigjja, e ndjekur nga një shikim penetrues dhe domethënës, shoqëruar nga një dorë që me moskokëçarje futej poshtë xhaketës, afër sqetullës së majtë.

McKintock ndoqi në mënyrë të paevitueshme atë lëvizje, dhe u drodh. Nuk ishte rasti të bënte pyetje të tjera, vendosi. Sidoqoftë ata dukeshin vërtet të policisë dhe nuk i kishin prekur një fije floku, mbi të gjitha, prandaj u rehatua në sedilje dhe priti që ngjarjet të kishin rrjedhën e tyre. Por, ishte tmerrësisht kureshtar, kureshtar dhe i shqetësuar sepse nuk arrinte të imagjinonte ç’farë donin ata nga ai.

Ç’farëdo gjëje që të ishte, do ta kishte zbuluar shpejt. Shumë më shpejt nga sa e mendoi e kuptoi që ishin tashmë duke hyrë në Manchester, me makinën e tij nga pas sikur të ishte kapur me një litar çeliku. Burri pranë tij uli perdet e dritareve dhe këtë herë uli poshtë edhe një perde më të madhe, që ndante vendet përpara nga ato nga mbrapa. Uli edhe një tendë përpara dritares së pasme, në mënyrë që tani pamja rrethuese të rezultonte e plotësisht e rrethuar. McKintock pra nuk e dinte ku ishin duke udhëtuar brenda Manchesterit, që e njihte kaq mirë.

Pas nja njëzet minutash makina ndaloi.

Burri që ishte pranë tij zbriti nga makina dhe i hapi derën.

e urdhëroi thatë.

McKintock zbriti dyshues dhe u gjend në një parkim të nëndheshëm, me mure betoni të përfunduara më së miri dhe pak drita të zbehta të vendosura aty këtu mbi mure. Makina e tij ishte parkuar tashmë atje përbri dhe burri që e kishte ngarë po e mbyllte me një telekomandë të zezë të çuditëshme, të panjohur. E kapën nga bërrylat, por ai bëri shenjë që do kishte bashkëpunuar.

Njëri nga burrat miratoi, kështu duke ecur pranë tij ata e çuan deri tek një ashensor i shpartalluar vendosur tek muri përballë. Hynë, McKintock dhe tre të tjerët, dhe njëri nga ata shtypi një buton të bardhë, pa numër. As butonat e tjerë të rreshtit nuk ishin me numra, në të vërtetë.

‘Boh, sa ashensor i çuditshëm.’ mendoi McKintock.

Një ngjitje e shkurtër, pastaj dera u hap tek një korridor i bardhë i pisët, i pisët në kuptimin që muret ishin të njollosura me myk, me shenja rrëshqitjesh, me gërvishtje nga mbështetëset e karrigeve dhe, McKintockut iu duk, edhe me njolla të çuditshme të kuqe të errët. Disa ngjanin pothuajse gjurmë pjesore duarsh, sikur dikush të ishte mbështetur i gjakosur mbi mur, dhe kështu e kishte fëlliqur. Shpresoi ta kishte interpretuar keq, dhe ndërkohë grupi kishte arritur përballë një dere druri të zbardhur, të copëtuar dhe të pisët si muret. Njëri nga të tre e hapi dhe e shoqëroi brenda, duke e ulur në një karrige katandisur si dhe çdo gjë tjetër, afër një tavoline që kishte parë edhe ditë më të mira.

Burri mbylli derën dhe u ul mbi një karrige tjetër, në pritje. Dy të tjerët u larguan. Ai që qëndroi ishte po i njëjti që rrinte ulur në sediljen e pasme bashkë me McKintockun, gjatë udhëtimit.

shpërtheu i bezdisur McKintock. Ishte mësuar në mjedise me cilësi shumë më të mirë. Kishte erë myku dhe lagështire, dhe mbi dysheme vërtitej i pashqetësuar një buburrec. Këndet e sipërme të dhomës ishin të mbuluara me rrjeta merimange të dendura dhe të zverdhura, rënduar nga pluhuri. Ndonjë merimangë e zezë gllabëronte e qetë brenda tyre, në pritje të një preje tjetër.

Burri e injoroi, dhe McKintock kuptoi që do të kishte qenë e kotë të këmbëngulte më tepër.

Pas pak minutash dera u hap dhe hyri një tip tek të gjashtëdhjetat, me një komplet të bukur blu dhe syze me skelet kockor.

‘Shërbimet e Sigurisë’? Ç’farë ishin? pyeti veten McKintock.

u përgjigj i thartuar. pyeti përsëri akoma më shumë indiferent.

u përgjigj Farnsworth duke theksuar rëndë rrokjen e parë, me një zë të ashpër, Bëri një pushim me efekt. luajti letrën e patriotizmit, duke ia ngulitur me shëmti sytë.

Farnsworth po shkallmonte një derë të hapur, pasi McKintock ishte një britanik besnik, dhe e donte madje edhe mbretëreshën, ndryshe nga bashkëqytetarë të tij të tjerë. Krejt i zbërthyer, dorëzoi armët.

<Ç’farë doni të dini? Jam në shërbimin tuaj.>

përfundoi Farnsworth duke e parë në sy, por pa armiqësi, këtë herë.

McKintock mbeti i befasuar.

Si mund ti dinte këto gjëra?

Edhe ai nuk i dinte deri një natë më parë. Si e bënë? Ishte e pamundur që dikush të kishte folur, megjithatë duhej të kishte ndodhur, nuk kishte mundësi tjetër. U zbardh si një rrobë e vjetër, pastaj u skuq vrullshëm, dhe në fund gjeti fjalët.

Ai psherëtiu thellësisht, para se të përgjigjej.

u përgjigj thatë Farnsworth. dhe i tundi përpara për një çast një stemë të ngjashme me atë që i tregoi vartësi i tij gjatë ‘marrjes’, në parkimin në Liverpool.

McKintock psherëtiu sërish, dhe filloi të tregojë.

dhe tregoi burrin tjetër dhe këtu McKintock u skërmit me kënaqësi, duke marrë një hak të vogël, përfundoi duke u avitur papritur mbi tryezë.

Burri i ulur lëvizi nervoz në karrige dhe pa zymtazi shefin e tij.

Farnsworth kishte shqyer sytë i mahnitur, por e kishte marrë veten shpejt.

dhe fiksoi sytë direkt tek ata të Farnsworth

konstatoi McKintock.

u përgjigj thjesht Farnsworth.

‘Dhe si do kisha mundur?’ mendoi McKintock, ‘Më kanë thënë vetëm dje në darkë ç’farë mund të bënte Makineria...’

vijoi Farnsworth

Gjatë gjithë kohës McKintock nuk kishte bërë gjë tjetër veçse të dëgjonte dhe miratonte. Direktiva e fshehtësisë ishte e njëjta që ai vetë ia kishte imponuar Drew-së dhe të tjerëve, dhe tani po gjendej ai vetë që po e vuante. Kështu ishin gjërat.

Numëroi me mendje.

u alarmua Farnsworth, i çuditur.

U vrenjt, i menduar.

e qetësoi Farnsworth.

pati një intuitë McKintock.

Farnsworth nuk e pasoi shpërthimin e rektorit dhe u ngrit nga karrigia.

tha i prerë. Pa nga McKintock.

përsëriti Farnsworth.

‘Sot?’ mendoi i çuditur McKintock. ‘Kaq me nxitim?’

iu kthye Farnsworth duke parë shprehjen e rektorit. pa orën. dhe tregoi burrin e ulur pranë McKintock pohoi